Një model 26-vjeçar ka vdekur, pasi u rrëzua duke ecur në Javën e Modës São Paulo. Tales Soares po merrte pjesë në sfilatë për markën Ocksa kur ra në skenë. Ai u dërgua në një spital, por nuk mundi të shpëtonte.
Publiku fillimisht mendoi se ishte pjesë e shfaqjes, por në fakt nuk ishte kështu. Modelet u shokuan kur panë se e ai nuk po lëvizte.
Organizatorët konfirmuan vdekjen e tij në Twitter, por nuk dhanë ndonjë detaj lidhur me ngjarjen.
“Na vjen keq për humbjen tij, i përcjellim ngushëllimet tona më të thella familjes së Tales”, thuhej në postim, duke shtuar se ata po ofronin të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët.
Disa orë para ngjarjes tragjike, Soares kishte postuar në rrjetet sociale foto lidhur me sfilatën ku do të merte pjesë.
/a.r