Sot do të zhvillohet Samiti i Berlinit. Me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vijim të nismës për heqjen e barrierave në rajon, dialogu Kosovë-Serbi, taksa e Prishtinës për mallrat serbe, investimeve, por edhe të integrimit në familjen europiane.
Në takim do të marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.
Në samit, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë së bashku me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Nga udhëheqësit e Rajonit do të jenë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa përfaqësuesit e Serbisë do të jenë Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.
Fillimisht Kancelarja do të presë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev. Më pas ajo do të ketë një bisedë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sipas axhendës, kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat për shtyp.
/a.rada