Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:50, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, konkretisht në vendin e quajtur “Akullorja”.
Këmbësori M. Ll., 23-vjeç dyshohet se është përplasur nga një automjet që drejtohej nga A.L., 48-vjeç.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Grupi Hetimor ku po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/a.r