Të gjithë ata banorë që kanë zënë hapësira të caktuara pranë pallateve ku banojnë, apo në rrugët e lagjeve, duke vendosur objekte të caktuara për të siguruar parkimin e mjeteve të tyre, duhet t’i largojnë ato. Kjo pasi, Policia Bashkiake e mbështetur nga një grup Task-Force po vijon punën për lirimin e hapësirave publike.
Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë larguar nga rruga “Vëllezërit Manesterli”, në Njësinë nr.7, pengesat që disa banorë kishin vendosur pranë pallateve, apo në vendet e parkimit.
Më largimin e këtyre pengesave, vendet e parkimit do të jetë të mundura edhe për shoferët e tjerë, apo banorët e zonës.
Aksioni që do të vijojë edhe në lagjet e tjera të Tiranës, pritet të sjellë lirimin e shumë hapësirave publike nga parkimet e zaptuara në rrugët e kryeqytetit. /a.rada