“Zbrita dhe kisha përballë tre persona, njëri prej tyre kishte një shufër hekuri dhe unë qëllova”.
I dridhet zëri teksa dëshmon Andrea Pulone, 29 vjeç, ndërsa rrëfen atë që i ka ndodhur mbrëmjen e 26 prillit, kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj një bande hajdutësh në banesën e tij në Monte Rotondo, lokalitet pranë Romës, duke plagosur rëndë një 16-vjeçar shqiptar, Enrik P.
Megjithatë, rasti i tij, mund të jetë i pari për një mbrojtje të ligjshme të parashikuar nga ligji që ka aprovuar qeveria italiane.
“Mendova menjëherë për të dashurën time, e cila ndodhej në shtëpi me mua, – shpjegon i riu italian.
– Nuk qëllova kundër tyre, më pas më thanë se njëri prej tyre ishte plagosur. Fakti që kisha një pistoletë në zotërim, mendoj se ka një efekt të gjithanshëm. Nuk e di sa plumba qëllova, di që kisha shumë adrenalinë brenda vetes dhe që në ato momente të shtënat nuk po i kuptoja”.
Prokuroria ka hapur një hetim. Karabinierët kanë sekuestruar armën me të cilën qëlloi italiani, i cili momentalisht nuk është nën hetim dhe po përpiqet të rindërtojë dinamikën e ngjarjes.
Ndërkohë, pritet që së shpejti, i plagosuri shqiptar, tani në spital, do të merret në pyetje, gjithashtu për të treguar anëtarët e tjerë të bandës ende në arrati.
Pyetjes nëse do të bënte sërish atë që bëri, Pulone, përgjigjet: “Po të mos kishin hyrë në pronën time, asgjë nuk do të kishte ndodhur”.
16-vjeçari me origjinë shqiptare Enrik P., djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali, është personi i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në komunën e Monterotondos në provincën e Romës.
Ai është braktisur në hyrje të spitalit Gemelli të Romës, në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, pasi kishte marrë dy plumba në trup e kishte humbur mjaft gjak.
Djali 16 vjeçar është operuar gjatë natës dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Hipoteza e parë e zbardhjes së ngjarjes deri në përfundimin e hetimeve dyshon se 16 vjeçari shqiptar është një nga 3 autorët e grabitjes së një vile në qëndër të Monterotondos.
Andrea Pulone që pasi ka nuhatur grabitësit, ka qëlluar 5 herë me një pistoletë tip Glock të kalibirit 40 të cilën e zotëronte me leje të rregullt.
16 vjeçari shqiptar është i plagosuri i parë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “mbi të drejtën e mbrojtjes së ligjshme ndaj kujtdo që tenton të grabisë pronën private.
Ky ligj u propozua nga Partia Lidhja dhe nga Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini dhe u firmos pak orë më parë nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.
Pak orë më parë ndaj kësaj ngjarje ka reaguar dhe Ministri Salvini, i cili ka komentuar: “Mesa duket një ditë më parë është verifikuar episodi i parë i të drejtës së mbrojtjes së ligjshme. Një 16 vjeçar shqiptar, anëtar i një bande grabitësish është braktisur në prag të spitalit Gemelli, pasi ka marrë plagë zjarri. Më pyetën a më vjen keq. U përgjigja se nëse 16-vjeçari nuk do bënte grabitësin tani do të ishte mirë e duke parë spektaklin “Kërcim me Yjet”.
/a.r