Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2019. Si asnjherë tjetër Borshi ka qenë i mbipopulluar, ku përveçse banorëve të zonës ka pasur edhe shumë turistë, të cilët kanë kaluar një ditë ndryshe nën ritmet e festivalit South Outdoor Festival i cili do të shoqërojnë për 3 ditë me rradhë këtë atraksion turistik.
Po ashtu në këtë event, nuk kanë munguar edhe promovimi i traditës jugore si edhe performancat me shfaqje sportive.
Sipas kryetarit të Bashkisë Himarë, Gjergji Goros kjo tradite e aplikuar dhe në vitet parardhëse për celjen e sezonit është mënyra më e mirë për ta promovuar Himarën. Ai e quajti Himarën një qytet turistik në 12 muaj të vitit.
South outdoour festival u ndoq nga shumë të rinjë të cilët e shohin këtë si mënyrë është promovimi më i mirë për shqipërinë .
Festa do shoqërojë Himarën nga data 26 deri më 29 prill ku gjatë këtë këtyre ditëve do të zhvillohen 40 aktivitete të ndryshme.
/a.meta