Pas barazimit në “San Siro” javën e kaluar përballë Interit, Roma u rikthye te fitorja, teksa këtë pasdite mposhti Cagliarin me rezultatin e pastër 3-0.
Mbrojtësi argjentinas Fazio zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të, ndërsa 3 minuta më vonë, ishte patrioti i tij, fantazisti Pastore, që dyfishoi avantazhin.
Rezultati u vulos në minutën e 86′, kur mbrojtësi serb Alexander Kolarov çoi për herë të tretë topin në rrjetën e skuadrës sarde.
Me këtë fitore, Roma parakaloi Milanin dhe Atalantën, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt, pozitë që të çon në Ligën e Kampionëve.
Më herët, Bologna mposhti me rezultatin 3-1 Empolin, në sfidën direkte për mbijetesën, duke blinduar pozitat mes më të mirëve të kampionatit.