David De Gea ka qenë një nga ata lojtarë me dy fytyra këtë sezon për Junajtid. Në pjesën e parë të sezonit, ishte ai i vetëm që mbante skuadrën gjallë me pritjet e tij, ndërsa tani nga gafat e tij, vijnë humbjet e skuadrës.
Junajtid me shumë mundësi, nëse një ofertë e mirë do të vijë për 28-vjeçarin do ta pranojë dhe do ta lejoj atë të largohet. Sipas “Le10sport”, Juventusi ka nisur të interesohet për spanjollin dhe mund të shesë polakun Shezni, për të arritur te De Gea. Kontrata e tij është në skadencë dhe në Angli, kanë frikë se mos ai largohet me paramatra zero, kështu që mund të ketë zhvillime përsa i përket këtij operacioni në verë.
/a.meta