Një vajzë e dëshpëruar i prishi dasmën ish-të dashurit në Kinë, pasi iu ul në gjunjë dhe i përgjërohej për t’u rikthyer me të. Ndërkohë që ai ishte duke lidhur kurorë me një tjetër femër, ish-e dashura i ndërpreu dasmën e veshur me një fustan nusërie, me siguri për të qenë gati nëse ai ndërronte mendje.Ajo erdhi pikërisht në momentin më të rëndësishëm të ceremonisë kur dhëndri ishte gati të puthte nusen në skenë. Nusja zgjodhi të largohej gjatë dramës së turpshme, në dukje mjaft e zemëruar. Pamjet e mëposhtme kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa mediat sqarojnë se vajza ishte ndarë pak kohë më parë me të dashurin për shkak se karakteret e tyre nuk përputheshin. /a.meta