Zyra e OSBE-së në Shqiperi ka përshëndetur zgjatjen e punimeve të të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe inkurajon që të vijohet me përmirësimin e legjislacionit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
“Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.
OSBE nxit Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e siguron Komisionin për gatishmërinë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.
DEKLARATA E PLOTE E OSBE
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre. Ne nxitim Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.
/a.meta