Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prej 2 javësh ka nisur një aksion të ri antiinformaliteti i fokusuar tek baret dhe restorantet në të gjithë vendin. Iris Ago drejtore e drejtorisë së Kontrollit thotë se çdo bar apo restorant do të vihet në dijeni në mënyrë të personalizuar se çfarë treguesish nuk ka deklaruar në rregull dhe për pasojat që ka fshehja e xhiros. Për këtë sektor nga ana e tatimeve janë konstatuar një sërë shkeljesh si moslëshimi i kuponit tatimore apo mosdeklarim punonjësish.
“Fillimisht është një letër e personalizuar ku secili do ketë treguesit e tij të vecantë për kriteret që janë thyer mund të kemi evidentuar mosdeklairm real të shitjeve,moslëshimi i kuponit tatimor një numër I ulët I punonjësve apo gjithashtu niveli i ulët i pagave.Secili prej tyre do të vihet në dijeni nëpërmjet kësaj letre të personalizuar dhe do ti lihet kohë në mënyrë që ato të reagojnë dhe të sistemojnë vullnetarisht situatën e tyre tatimore.” – u shpreh Ago.
Në të gjithë vendin llogariten rreth 14 mijë biznese në fushën e bareve dhe restoranteve.Me këtë aksion tatimet presin që të rrisin arkëtimet.
“Duke qënë se analiza ka nxjerr këtë sektor me riks sigurisht ka pasur problematikë dhe është një sektor me risk në përmbushje.Pikërisht ne kemi filluar me këtë sektor dhe hap pas hapi do shohim dhe sjellin dhe rezultatet e tatimpaguesve, në momentin që ke mi këot ndryshime do kemi dhe këto ndryshime do japim shifra konkrete në rritje.” – tha Ago.
Tatimet thonë se përzgjedhja e bareve e restoranteve ka të bëjë me rëndësinë që ka ky sektor në lidhjet me degët e tregtisë, hotelerisë e turizmit.Plani dhe zbatimi i saj bëhet me ndihmën e Fondit Monetarë Ndërkombëtare.
/a.meta