Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka thënë Presidentit rus, Vladimir Putin, se paqja dhe siguria në gadishullin Korean varet nga Shtetet e Bashkuara.
Ai ka paralajmëruar se tensionet dhe gjendja e armiqësisë mund të kthehet sërish nëse Shtetet e Bashkuara nuk i tërheqin sanksionet e vendosura.
Jong Un i ka bërë këto komente të enjten gjatë takimit me Putinin në Vladivostok të Rusisë, shkruan Reuters.
Kreu i Koresë së Veriut ka thënë se pret që deri në fund të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të tregohen më fleksibile.
“Situata në Gadishullin Korean ka arritur në një pikë kritike dhe gjithçka mund të kthehet në gjendjen e mëparshme”, raportohet të ketë thënë Jong Un.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
g.kosovari