Pak minuta pas nisjes së protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kjo lëvizje e sotme është për t’i dhënë mundësi qytetarëve që nuk kanë mundësi të protestojnë në Tiranë, të shprehin edhe ata reagimin e tyre.
Edi Rama është në kohë për të zgjidhur krizën, tha Kryemadhi.
“Është paralajmërim për Ramën. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve.
Ka vetëm 9 javë për të kuptuar ndërkombëtarët. Edi Rama nuk e ka kuptuar ende”, u shpreh znj. Kryemadhi.
Ndërkohë, Lulzim Basha ndodhet në kryqëzimin e Milotit. Protesta është parashikuar të zgjasë 60 minuta.
/a.rada