Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë deklaroi se ‘Bindjen Demokratike’ e futi Saiu në zgjedhje.
Rama nuk kurseu as ironinë kur tha se një çun për rrugë dhe një për zgjedhje.
“Na doli tani se unë paskam formuar ‘Bindjen Demokratike’?! Pse jo Saliu, se ku ndryshon Patozi nga Saliu dhe Luli. Ata merrnin pjesë në aferat e qeverisë, Astriti vinte këtu me duar në xhepa dhe u bënte avokatin. Patozin e futi Saliun në zgjedhje. Një çun për rrugë dhe një për zgjedhje. Mirë cfarë hoqëm me PD, pse na u dashka të krijonim një PD tjetër tani?! Me zonjën Hajdari nuk kam folur asnjëherë, vetëm e kam parë atje. Me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë që bënin me të atin e zonjës Hajdari. A harrojnë cfarë i bënte Baca Azem Hajdarit? Patozi më ka akuzuar në parlament se e hoqa unë nga listat e 2017. Pse faji im ishte që Saliu do të zgjidhte mes çunit me duar në xhepa (Patozi) dhe atij me xhepat plot(Bashës). E keni dëgjuar Saliun nuk thotë asgjë për Patozin, zgjedhje e lirë thotë, pra Bindje Demokratike. Një copë SHQUP-i e kemi në garë një copë në rrugë” tha ai.
g.kosovari