Nisja e punës për ndërtimin e MK Hotel, një nga brandet prestigjioze të hotelerisë gjermane, bijë e kompanisë, Lindner Group, pranë aeroportit të Rinasit, për ministrin Klosi, është një nga hapat më të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së turizmit në përgjithësi, dhe të hotelerisë në veçanti, në Shqipëri. “Gërmimet, që do të fillojnë sot, hapin themelet e një bashkëpunimi të cilin jo vetëm për vendin tone, por për këdo vend jo vetëm të rajonit, por të gjithë Evropës, prezenca e hotelerisë gjemane është mëse e mirëpritur. Ajo që do të ndodhë sot në Shqipëri është garanci për cilësi, korrektesë, siguri, profesionalizëm, certifikim të vlerave të shërbimit në të.
Ndaj si ministri i Turizmit dhe Mjedisit kam kënaqësinë t’ju them që: Po, ia dolëm së bashku të kurorëzojmë një punë disamujore për të pasur sot një grup të fuqishëm të biznesit gjerman, Lindner Construction, në një vendimmarrje të tij të fundit për të filluar një investim 100% gjerman, një investim që do të sigurojë edhe këtu në Shqipëri një shërbim cilësor ashtu siç ka siguruar në Berlin, Londër, Frankfurt, Mynih, Shtutgart, Kroaci”, tha ministri Klosi. Ai theksoi se ky investim me 5 yje, do të garantojë cilësi dhe standarde, pranë një vendi strategjik, siç është aeroporti i Rinasit, ku do të kemi një oaz të vërtetë të një hoteli me 5 yje për ata që do të udhëtojnë nga Rinasi, por edhe për ata që duan të shijojnë bukuritë e kësaj zone.
“Ne duam shumë që sfida jonë 10 milionë turistë, të arrihet duke ofruar cilësi dhe standarde. Ajo që ne po nxisim gjithmonë e më shumë janë investimet e vërteta, investime të investitorëve të huaj por edhe të biznesmenëve shqiptarë në kombinim, t’i afrohen kësaj politike të re për të pasur mundësinë që fuqia e standardit të 5 yjeve të tërheqë të gjithë vagonin e turizmit shqiptar. Ndihem shumë mirë që së bashku ia dolëm të kemi 5 ceremoni sinjifikative, në harkun kohor të 5 muajve. Inauguruam Hilton në Tiranë, inauguruam prezencën Hayat, Marriot në Tiranë, para pak ditësh Melian në bregdetin shqiptar, sot kemi MK Group nga Lindner Construction, pra jemi sot të realizuar në një nga objektivat madhore të institucionit që ne drejtojmë”, tha ministri Klosi.
g.kosovari