Dy persona me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje janë arrestuar nga policia e Pogradecit.
Bëhet fjalë për A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
“Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhëra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.
g.kosovari