Vdekja e 25-vjeçares në sallën e lindjes në Elbasan, ka shkaktuar indinjatë tek qytetarë të shumtë, të cilët i janë bashkuar familjarëve të viktimës në protestë. Paraditen e sotme, protestuesit kanë shkuar pranë derës së Drejtorisë së Spitalit të Elbasanit, për të kërkuar një zëri drejtësi. Fillimisht ata mbajtën 1 minutë heshtje dhe më pas ndezën qirinj. Rexhina Debrova, humbi jetën 3 ditë më parë në sallën e operacionit, për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
E reja kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar dhe ky ishte fëmija i parë që sillte në jetë. Policia e Elbasanit ka arrestuar dy mjekët që asistuan në operacion, pas denoncimit të bërë nga familjarët e së rresë, për neglizhencë.
/a.meta