Grupi i grabitësve në Rinas ka patur si pjesë të tij edhe një ish-efektive të Policisë së Shtetit. Edlira Bici ish-efektivja e patrullës së komisariatit Kombinat është bërë pjesë e grupit ku pasditen e 9 prillit 2019 çorientoi forcat e policisë që ishin në ndjekje.
Sipas informacioneve Bici u transferua në komisariatin e Vorës. 31-vjeçarja u lirua nga detyra pas grabitjes së blindave në Rinas në vitin 2017. Sipas Prokurorisë, dyshohet se E.B. ka pasur njohje me Admir Murataj, që mbeti i vrarë pas grabitjes dhe konsiderohet si koka e grupit. Për këto lidhje dhe prova të tjera, 31-vjeçarja sipas hetuesve është e përfshirë në ngjarjen e Rinasit.
Më 9 prill 2019 ajo ishte personi që ka djegur furgonin në Bathore, një furgon mercedez Benz Vito ngjyrë i bardhë, i ngjashëm me atë që u larguan me 7 thasë me para 4 të mbijetuarit. Kjo makine nuk kishte lidhje me grabitjen, por u dogj nga ana e ish-polices ne menyre qe koleget e saj te shperqendroheshin, teksa grabitesit largoheshin me nje tjeter automjet ne nje drejtim tjeter.
Ndërkohë Bici është shpallur në kërkim por ende s’dihet se si ajo është bërë pjesë e grupit në të cilin ishte dhe Admir Murataj, Oltjon Veseli, Renald Sulaj, Saimir Cela, Klement dhe Eldi Cala.
Në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit është edhe një tjetër ish-punonjës policie, Marenglen Hoxha, i cili dyshohet të ketë dhënë infromacion tek grabitësit për furgonet që transportonin paratë.
/a.meta