Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video nga koncerti i mbrëmshëm i violinistit të madh shqiptar Olen Cesari.
“Me shumë emocion ndoqa mbrëmë koncertin e violinistit të madh shqiptar, Olen Cesari, që i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestine Orchestra” dhe artistë me famë botërore, i dhuroi Tiranës një natë magjike dhe një festë të jashtëzakonshme”, u shpreh Meta.
“Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë. “Paganini shqiptar”, me madhështinë e talentit të tij, na bën të ndihemi të gjithë krenarë”, theksoi Meta.
“Lajm i mirë për të gjithë ju që e humbët dje koncertin është se ai rikthehet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve”, nënvizoi Meta.
/a.rada