Ajo është një prej modeleve më të njohura në botë, por është në telashe për evazion fiskal. Supermodelja izraelite Bar Rafeli, u dënua nga një gjykatë në vendin e saj për fshehje të një pjesë të fitimeve të saj.
Modelja e cila do të drejtojë edhe edicionin e radhës së festivalit të muzikës Eurosong, i cili do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv, u përballë me një gjykatë në Lod.
Akuzat për fshehje parash kanë të bëjnë me vitet 2009-2010, kohë kur modelja jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte e lidhur me aktorin Leonardo DiCaprio.
Ajo u mbrojt duke thënë se e dinte se duhet të paguante kontributet vetëm në SHBA.
Gjykata e shpalli fajtore duke deklaruar se që nga momenti që Bar Rafaeli, ndonëse jetonte në SHBA, zyrtarisht rezultonte banore e Tel Aviv, shkruan noa.al.
Kështu gjykata e dënoi bukuroshen me 4.5 milionë dollarë, ndërkohë që 33-vjeçarja ka paralajmëruar animimin e vendimit.
/b.d