Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ndërsa ka folur për situatën politike në vend, ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Rama se ka grabitur vjedhjet.
I ftuar në emisionin “Dritare”, në “Neës24”, Shehi tha se 1997 nuk do të përsëritet më, por shtoi se mund të ndodhë një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.
“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.
Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”.
Më tej, Shehi theksoi se Rama vetëm grabit Shqipërinë prej 6 vitesh që është në qeveri dhe se nuk ka lënë isntitucione të lira.
Ndërsa e konsideron Ramën “një Enver Hoxha të vogël”, Shehi thotë se opozita nuk mund të pranojë një shtet ku edhe një profesor nuk mund të jetë i sigurt.
“Falja grabitje është avancim, se shqiptarët kanë vjedhur nuk kanë grabitur. Grabitja është ta marrësh me dhunë, pse e merr? Po se unë kamë marrë 1 milion e 100 mijë shuplaka, e keni dëgjuar Ramën ju? Edhe Rama ka grabitur me dhunë edhe institucionet, sot nuk ka më asnjë institucion të lirë, çka qenë institucion ky i ka marrë.
Tani të marr shkarkimin e Mynyr Konit. Ky e hoqi sepse ky diku ka folur që nuk i pëlqen kryeministri. E pe si i nxori dekanët të flasin kundër dekanit?
Ata zotërinj nga ajo ditë nuk mund të bëjnë më dekan, nuk mund të dalin më përpara studentëve. Ky deri dhe topin e futbollit do ta marri ta çojë te shtëpia e vet.
Ky njeri me këtë dhunë do të grabisë çdo gjë që kanë shqiptarët. Ne kemi zgjedhur një rrugë të dalim kundër, jashtë rregullave të lojës dhe ti do të përgjigjesh.
Po në këtë lloj shteti ku asnjë profesor nuk mund të jetë i sigurt, ne nuk e pranojmë. Këtë lloj Enver Hoxhe të vogël ne nuk e pranojmë.
Ky i ka vënë gjobë shqiptarëve. Ky veç dhunës politike po grabit dhe miliona”, u shpreh Shehi.
Prokuroris ta arrestoje Dash gojeshtrmbtin,per thirrje vrasese ndaj pipullit.Keti thirrje jane antikudhtetuese.Mos hyr ne zgjedhje,kjo eshte pune per ty,por Shqiperise s,ke pse i ve zjarrin.Dolet jashte sistemit vet dhe doni te vritni njerez per te marre pushtet.Fare e keqe.