Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja është njëri nga autorët e grabitjes që ka qenë brenda në aeroport në pistë në datë 9 prill kur u grabitën thasët me euro. Veseli është personi që duket në foton e mëposhtme me shpinë nga Admir Murataj, që mbante maskën prej silikoni si tullac që u ekzekutua. 38-vjeçari me maskë në fytyrë dhe armë është fiksuar në momentin e grabitjes, ndërsa tre personat e tjerë që janë arrestuar kanë qenë bashkëpunëtor për makinën dhe armët. Oltion Veseli është i vetmi nga të arrestuarit që ka qenë pjesë direkte e grabitjes.
Veseli kishte përgatitje ushtarake me forcat talebane në Afganistan. Ai ishte larguar nga Jemeni në 2003 ku kishte shkuar për studime fetare për në Afganistan dhe është arrestuar nga trupat amerikane i dyshuar si terrorist islamik. Veseli është arrestuar në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve dhe mbështetësve të tyre në Afganistan.
Ai ka qëndruar për më shumë se një vit në burgjet amerikane në Afganistan, i dyshuar si terrorist islamik dhe pjesëtar i guerrilasve talebanë dhe më pas është kthyer në Shqiperi 25 qershor të 2006. Oltion Veseli është kushëri i Ernest dhe Dash Kupës që janë në burg për grabitjen në 2017 në Qafë Kashar. Ai nuk ka qenë asnjëherë imam i vendosur nga KMSH-ja në Krujë, por i vetëshpallur në xhaminë e Krujës para vitit 2005.
Vëllai i Veselit, Ermal Veseli është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës. Por nga vetë emri që mban piceria, “Pizzeri Kupa Hallall”. Veseli ka lidhje me Dash Kupën. Të arrestuarit e tjerë janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula 25 vjeç dhe Saimir Çela 28 vjeç, të tre banues në Elbasan.
/a.meta