Kohët e fundit Britney Spears ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Për këtë arsye ajo është shtruar në një qendër rehabilitimi për të marrë trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e saj.
Problemet e këngëtares së njohur nisën për shkak të sëmundjes së babait. Për tu kujdesur për veten dhe familjen e saj Britney ka ndërprerë edhe spektaklet e parashikuara në Las Vegas.
Kujtojmë që pak ditë më patë ajo lajmëroi edhe largimin për pamk koha nga muzika. Megjithatë duket se tashmë Britney ndjehet pak më mirë, sepse së fundmi është fotografuar duke dalë nga një hotel në Beverly Hills bashkë me të dashurin e saj.
E veshur me një fustan të kuq dhe një palë sandale ngjyrë kafe, Britney duket e dëshpëruar dhe e lodhur.
I dashuri i saj, Sam Asghari, u mundua ta mbronte yllin e ‘pop-it’ duke dalë përpara kamerave të mediave që duhej ta shkrepnin patjetër një fotografi. Kjo është hera e parë që Britney shfaqet në publik. (BW)