Një 5-vjeçare ka humbur pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas të dhënave, vajza me emrin Melisa Jashari humbi kontaktet me prindërit sot pasdite në zonën e Kombinatit.
Ajo doli duke luajtur me shokët dhe nuk u kthye në shtëpi Sipas përshkrimit të prindërve, vajza ka veshur triko rozë, pantallona blu të errët. Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa bëjnë apel për ndihmë. (BW)