Partizani barazoi ndaj Kastriotit dhe tashmë e sheh veten më afër titullit kampion. Ekipi i kuq ndodhet 10 pikë larg Kukësit dhe me 5 ndeshje të mbetura, mjafton vetëm të ruajnë qetësinë. Në sfidën ndaj krutanëve, trajneri Gega kishte ftuar në stol një lojtar mjaft të veçantë, bëhet fjalë për Bruno Telushin.
Vlonjati nuk është ende gati, por prania e tij ndikon në grup duke qenë se “ushtari i kuq” ka fituar dashamirësinë e të gjithëve. 28-vjeçari nuk u hodh në fushën e lojës, por mjafton prezenca e tij për të kuptuar rëndësinë që ka te kjo skuadër. “Demat” po e ndjejnë mungesën e tij duke qenë se mesfushori po zhvillonte një nga sezonet më të mirë në karrierë.
Ai shpreson të luajë në derbi, por grumbullimi i tij tregon dhe njëherë tjetër atmosferën pozitive që mbizotëron në klubin e kuq si çelësi kryesor i suksesit. Ndeshja e radhës do të jetë kundër Laçit. Një sfidë mjaft e vështirë, por nëse ja dalin me sukses, atëherë praktikisht titullin e kanë në duar!
/a.rada