Humb jetën në sallën e lindjes nëna që po sillte në jetë fëmijë e parë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, ku viktimë ka mbetur 25-vjeçarja nga Cërriku.
Sipas të dhënave, e reja kishte fëmijën e saj të parë dhe shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë.
Viktima kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar. Trupi ndodhet ende në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Ndërkohë, në spital kanë mbërritur forca të shumta policore, për të marrë në pyetje mjekët që asistuan në operacion.
/a.meta