Mbretëresha Elisabeta II festoi të dielën 93 vjetorin e lindjes. Le të njihemi me pesë kuriozitete rreth monarkes britanike.
-Jetëgjatësia-
Ajo u kurorëzua mbretëresha pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI, më 6 shkurt 1952. Elisabeta regjistron tashmë 67 vite e 74 ditë në fron, e cilësuar si sundimtarja më jetëgjatë në historinë e monarkisë britanike.
Kjo gjë i ka mundësuar të kalojë njëri pas tjetrit 14 kryeministra, duke nisur nga Winston Churchill deri tek Theresa May si dhe të dekretojë mbi 3 500 ligje të votuara në Parlament.
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare, 83% e personave që jetojnë në Britaninë e Madhe nuk kanë njohur monarke tjetër.
-Ditëlindjet-
Elisabeta II lindi më 21 prill 1926, në një shtëpi të pozicionuar në lagjen ‘’17 Bruton’’ në Londër, një adresë ku tashmë ndodhet një restorant i rafinuar kinez.
Data e lindjes së saj shënohet çdo vit me të shtëna topi në Hyde Park dhe në Kullën e Londrës, si dhe në parkun mbretëror të Windsor, në perëndim të kryeqytetit.
Ditëlindja e saj festohet zytarisht më vonë gjatë vitit, në përgjithësi në të shtunën e dytë të muajit qershor. Mbretëresha së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore merr pjesë në paradën ushtarake të përshëndetjes dhe në ballkonin e Buckingham Palace për një dalje publike.
Ishte mbreti George II i lindur më 9 nëntor 1683 i cili vendosi në 1748 traditën e një festimi të dyfishtë, për të përfituar nga një mot më i butë.
-Taksat-
Mbretëresha nuk është e detyruar të paguajë taksa mbi të ardhurat. Ajo në mënyrë vullnetar paguan që nga viti 1993 taksa mbi të ardhurat private, në formë përgjigje ndaj pakënaqësisë publike të nxitur nga shpenzimet për rinovimin e kështjellës Windsor, e shkatërruar nga një zgjarr i rënë vitin e kaluar.
Mbretëresha nuk paguan ndërkohë asnjë taksë mbi subvencionin sovran, të ardhura vjetore që synon të furnizojë burimet vjetore të përdorura nga familja mbretërore në mbështetje të detyrave zyrtare të Madhësisë së saj.
E përllogaritur në funksion të përfitimeve të Crown Estate, institucioni i cili menaxhon pasurinë e kurorës, ky subvencion arrin në nivelin e 82.400.000 stërlina (95 milionë euro) për vitin buxhetor 2019-2020.
-Kafshët-
Mbretëresha ka një pasion të veçantë për kuajt dhe qentë.
Ajo ka qenë pronarja e rreth tridhjetë corgis raca e preferuar e saj e qenve.
Elisabeta II është gjithashtu pronare e kuajve, përfshirë disa të trashëguar nga i ati i saj George VI, të cilët kanë fituar mbi 1.600 gara.
Përgjatë mbretërimit të saj, ajo ka marrë disa kafshë në formë dhurate, përfshirë disa kafshë riprodhuese, por gjithashtu hipopotamë të vegjël ose të quajtur ndryshe xhuxha, jaguarë, kangurë si dhe një krokodilë të cilët pjesa më e madhe i janë besuar koopshtit zoologjik të Londrës.
-Teknologji-
Elisabeta II, e cila punoi si mekanike gjatë Luftës së Dytë Botërore ndihet vetvetja me teknologjitë e reja.
Ajo dërgoi e-mailin e parë në 1976 gjatë një vizite në një bazë ushtarake shumë përpara përhapjes së internetit. Ajo përuroi gjithashtu web-in e parë të familjes mbretërore në 1997.
Në rrjetet sociale, mbretëresha bëri postimin e parë në Twitter në 2014. Ajo postoi mesazhin e parë në Instagram marsin e kaluar, një foto të një letre të shkruar nga Charles Babbage, një matematicien britanik pararendës i informatikës dërguar stër stër gjyshit të saj, princit Albert.
/a.rada