Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e Mëzezit.
Mësohet se një 26 vjeçar është plagosur në armë zjarri në këmbë.
I riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjeksore.
Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa i riu raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni i Policisë Tiranë:
Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.
Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/a.rada