Një grup prej pesë personash janë bllokuar për të paktën 3 orë në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.
Ata kishin dalë për të bërë ecje, por janë bllokuar pasi njëri prej tyre ka dëmtuar këmbën.
Urgjenca mjekësore dhe policia shkuan deri diku përreth vendngjarjes por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Personi që ndrydhi kaviljen mësohet të jetë 42 vjeçari, Gazmend B., i cili raportohet të jetë në gjendje të rënduar.
Ndërkohë, në një telefonatë me televizionin informativ Nees24, njëri prej tyre ka thënë se është e vështirë lëvizja me barelë e të sëmurit.
“Po na mbaron bateria. Është e vështirë lëvizja me barelë e të sëmurit”, ka thënë ai gjatë telefonatës.
/a.rada