“Mëkati josh, premton gjëra të lehta dhe të gatshme, mirëqenien dhe suksesin, por pastaj e lë vetminë dhe vdekjen. Mëkati kërkon jetën mes të vdekurve, kuptimin e jetës në gjërat që kalojnë”. Papa Françesku i tha këto fjalë në predikimin e tij gjatë Vigjiljes së Pashkëve. “Pse nuk e vendosni Jezusin, dritën e vërtetë, para dritave të shkëlqyera të parave, karrierës, krenarisë dhe kënaqësisë”, shtoi ai më tij.
Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë në natën e Pashkëve që të mos humbin shpresën.
Në meshën e mbajtur në Vatikan në natën e Pashkëve, Papa dha mesazhin se “duhet të lutemi për mëshirë dhe nuk duhet të dorëzohemi para një deti problemesh, nuk duhet të humbim shpresën në malin e mëkateve, mosbesimit dhe frikës”.
Mesha u mbajt me rastin e festimit të ringjalljes së Krishtit, që sipas besimit katolik shënon ringjalljen dhe fitoren e jetës ndja vdekjes. Papa në fillim të meshës parakaloi me një qiri nëpër katerdralen e madhe në Petersdom. Më pas nga një qiri ndezën edhe të tjerët. Më në fund u ndezën edhe dritat e mëdha.
Të dielën në mëngjes, Papa Françeskut do të festojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në fund do të japë bekimin Urbi dhe Orbi, mesazhin në të cilin tradicionalisht ndriçon një fener në të gjitha çështjet ndërkombëtare me shqetësim të madh.
g.kosovari