Forcon zemrën
Sipas biokimistit, Muse Jakupa nga Univerisiteti Ilorin, seksi në mëngjes forcon zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Redukton tensionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun për sulm në zemër. Ai këshillon që sa më shpesh të bëni seks në mëngjes.
Argëtimi
Seksi është një lloj argëtimi dhe nëse e praktikoni në mëngjes, atëherë do e filloni ditën në mënyrën më argëtuese të mundshme.
Jep energji
Mëngjesi është koha ku shumica e njerëzve përtojnë të marrin edhe një filxhan kafe në dorë. Prandaj, studiuesit sugjerojnë që largimi i monotonisë dhe dembelisë në mëngjës do të largohet nëse e filloni ditën duke bërë seks. Me pak mundim, pjesën tjetër të ditës do ta keni në dorën tuaj.
Trupi është i përsosur
Sipas studimeve, trupi në mëngjës është shumë i relaksuar dhe seksi në atë kohë, ndez në tru qelizat që janë përgjegjësë për ndritjen e energjisë dhe të lumturisë.
Seksi është ushtrim
Nëse nuk jeni tifoz i ushtrimeve në mëngjes, atëherë seksi është zëvendësimi ideal. Sipas statistikave, gjatë seksit arrini të humbisni mesatarisht 90 kalori. Përveç kësaj, u zbulua se seksi rrit rrahjet e zemrës.