Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike kanë sulmuar vazhdimisht Rudina Hajdarin pas vendimit të saj për të mos djegur mandatin, ndërsa dje u zyrtarizua në krye të grupit demokrat në parlament.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi duke komentuar sulmet ndaj vajzës së Azem Hajdarit shkruan në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale ‘Vetë e vranë me ç’ka gatuan në Tropojë. Tani po i vrasin të bijën‘ thotë ai.
Rudina Hajdari e pësoi si i ati, lideri i lëvizjes studentore të Dhjetorit, pasi Azem Hajdari u përjashtua dy herë nga Partia Demokratike, ndërsa vajza e tij pak javë më parë pasi doli kundër vendimit të grupit.