Ish-diplomati dhe gazetari Dritan Hila i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka komentuar votimin në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për vendin tonë. Sipas Hilës, Holanda po përdor vendin tonë si “kokë turku”.
“Unë dua të flas pak në mënyrë të ftohtë jo militante. Nëse do flisja në mënyrë militante do mbroja Ramën. A është goditje morale për Shqipërinë? Patjetër që po. A ka një rrezik? Une mendoj që BE, nuk ka procedura për rikthimin e vizave.
Është si puna e Brexit, që nuk kishte procedure.
Unë mendoj që rreziku më i madh është përdorimi i shqiptarëve në Holandë si kokë turku. Krimi shqiptar ishte klasifikuar me 400 raste ndër 270 mijë raste. Ne shqiptarët kemi problematikat tona. Ne nuk arrijmë dot të konkurojmë mafian turke që sjell opium, apo edhe mafian italiane që bën atentat me 9 të vrarë.
Kemi fajet tona, se kemi shtet të dobët që nuk arrin t’i bëjë dot një luftë krimit të organizuar. Jemi në këtë pikë që krimi shqiptar ka kaluar në një fazë më të lartë, kemi edhe reagimin politik të Holandës. Kanë gjetur një kalë të ngordhur, siç është Shqipëria. Atëherë, bëjmë Shqipërinë dhe e kërcënojmë me dalje nga sistemi i Schengen-it.”- u shpreh ai.
/a.r