Një arsenal i vërtetë armësh të ftohta është zbuluar në një burg në Greqi.
Gjithçka pas një sherri mes një grupi shqiptarësh, algjerianësh dhe pakistanezësh, në burgun e Avlonas, çka bëri që të thellohen kontrollet.
Zbulimi u bë paraditen e kësaj të enjteje, nga kontrollet e ushtruara pas sherrit.
Siç mund të shikoni në fotografi, në qelitë e të burgosurve u gjetën dhjetë shufra hekuri dhe 21 thika të përshtatura.
Po ashtu u zbuluan sende të tjera prerëse, tre shkopinj druri, dy gërshërë, tre celularë dhe disa doza kanabis sativa.
/a.rada