Deputeti Taulant Balla, kryetari grupit parlamentar socialist, e akuzoi Van Toorenburg se ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës. “Populistët përdorin çdo mjet për të denigruar kombin shqiptar. Basha lobon për këtë në Holandë.”
Van Toorenburg deklaroi për një media afër Bashës versionin e saj, duke dhënë dhe një argument qesharak se përse kishte kërkuar vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë.
“Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë”, deklaroi ajo.
/a.meta