Përmes një deklarate për mediat nënkryetari i LSI, Luan Rama bëri publik vendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mandatuar kryetaren Monika Kryemadhi për të negociuar me kreun e PD për të arritur një marrrëveshje të frontit opozitar.
“Në këtë kontekst, Kryesia vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm që të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjithë Frontin Opozitar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e qeverisë tranzitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Përpjekja e dëshpëruar dhe e dështuar e qeverisë për të shfokusuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e mëdha që ka vendi, nga kriza e përgjithshme politike, kushtetuese, institucionale, parlamentare dhe e besimit.”, u shpreh ai.
/a.rada
Pikes i ka rene.Bashkohen vrasesit e 21 janarit,hajduter e floririt,hajdutet e rruges se kombir,tradhtaret e Atdheut tone te dashur,per te na groposur me thelle.Mallkuar qofshi Ju,maskarenj,qe e late Shqiperine ne kete derexhe.Buke e memedheur ju zente,O TRADHTARE te PABESE!