Teksa ende nuk ka një shifër zyrtare lidhur me shumën e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit me 9 prill të këtij vitit, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë kërkesë 3 bankave të deklarojnë kapitalin që kanë humbur.
Kërkesa për deklarimin e parave të grabitura iu është dërguar edhe kompanisë së transportit.
Paratë u grabiten në Rinas nga 5 të dyshuar mes tyre dhe Admir Murtaj, i cili mbeti i vrarë. Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike.
Ndërsa nga raporti për ngjarjen është shënuar 5.7 milionë euro. Kërkesa e krimeve drejtuar bankave dhe kompanive të transportit të vlerave monetare. Ndërsa në vendngjarje, 2 km larg Rinasit ku u realizua shkëmbimi i zjarrit janë sekuestruar 10 gëzhoja armë kallashnikov të cilat po ekzaminohen nga policia sëbashku me automatikun e Admir Murataj.
Më herët në Kuvend Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur për këtë çështje nga deputeti Myslym Murrizi, tha se shuma grabitur në Rinas është mbi 5 milionë euro.
g.kosovari