Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë, Nebil Çika, ka pasur një debat të ashpër me Flamur Nokën, për nderimin e Rahman Parllakut.
Ish-të përndjekurit e konsiderojnë atë si kriminel lufte, por PD e ka nderuar.
Noka i është përgjigjur atij se nuk i pyet se çfarë bën, ndaj dhe të ish- të përndjekurit kërkojnë nga Lulzim Basha, ta ndajë mëndjen se me kë është.
“Sot pata një debat me deputetin e PD-së Flamur Noka lidhur pjesëmarrjen e tij ne dekorimin e gjeneralit komunist Rahman Parllaku, përgjegjës për krime kundër njerizimit dhe gjenocid ndaj shqiptareve dhe sidomos deklaratave e tij publike se: “Parllaku është legjenda dhe nderi i Kuksit”. I kujtova z. Noka te ndaje mendjen o me te persekutuarit e komunizmit, o me xhelatët e tyre pasi është e “pabesi” e që votat për deputet t’i kërkosh e t’i marrësh nga antikomunistet dhe nderin tua besh komunistëve.
“Nuk i heq asnjë presje asaj qe kam deklaruar për Parllakun, ai është legjende e luftes. Kam qene ne ceremoninë e nderimit te tij dhe e kam vlerësuar atë si deputet i PD-se e jo si bashkëfshatar, siç thotë kreu i PD Kukës, Arif Rexhmati” – me tha Noka, duke i dhëne fund çdo dyshimi tim se kjo sjellje e deputetit te PD-se ishte rastësi apo lapsus.
Me gjithë argumentet e mia historike qe njeriu qe e konsideronte” legjende” kishte larë Vlorën ne gjak si komandant i njësitit gueril komunist (terrorist) të qarkut te Vlorës dhe se bashke me Ramiz Aline, ishte përgjegjës midis te tjerash edhe për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera ndaj shqiptarëve te Kosovës si komandant i divizionit ne vitin 1945, Flamuri re kishte ndarë mendjen: Ishte me Rahmanin.
Tani, unë nuk dua te merrem me Nokën. Problemi im dhe besoj i çdo te përndjekuri politik antikomunist është me Bashen. Është ai që duhet te përgjigjet për sjelljet te tilla delikuente e deputeteve te tij. Ne zgjedhjet e fundit, por edhe ne te tjera pjesa e konsiderueshme e votave te PD-se vjen nga te përndjekurit antikomunistë.
Ne këtë zgjedhje por erdhe pas tyre ne kemi mare fjalën, premtimin e Bashes qe: PD-ja e tij do te jete me ne. Kjo fjale, ky premtim publik i z. Basha duket i tronditur ne real-politikë ne se ai toleron e hesht ndaj qëndrimeve e sjelljeve te tilla politike se kjo e Flamur Nokës dhe përfaqeuesve e zyrtarëve te tjerë te PD.
Me iniciative te PD dhe me mbeshtetjen e CDU ( gjermane) ne jemi duke përgatitur një ligj qe ndalon ndermin e autoreve te komunizmit. Si mund te besojmë në seriozitetin e kësaj iniciative te PD-së kur ajo dhe lidershipi i saje lejon sjellje te tilla politike te përfaqësuesve te larte te saje siç janë deputet që po bejne vete ate pikerisht ate qe PD me ligj, pretendon t’ua imponoje edhe kundershtareve te saje politike.
Prandaj këmbëngul qe Basha te ndajë mendjen: O me ne, o me ata! Dhe kete ta beje jo vetëm me deklarata te përgjithshme, retorike, por duke mbajtur qëndrime te drejtpërdrejta ndaj qëndrimeve e sjelljeve te “pabesa” te deputeteve e zyrtareve te tjerte te partise se tij”, thotë Nebil Çika. (TemA)
g.kosovari