Pesë komunitete fetare në Elbasan janë bërë bashkë për t’i kërkuar Holandës që të tërhiqet nga propozimi për të vendosur viza për shqiptarët.
Në një letër publike të adresuar Guusje Korthals Altes, ndër të tjera thuhet:
“E nderuar Shkelqesia Juaj Zj. Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandes ne Shqiperi.
Komiteti Nderfetar i QBNF, i perbere nga autoritetet me te larta te 5 Komuniteteve Fetare te Qarkut Elbasan, eshte teper i trishtuar per faktin qe parlamenti juaj votoi per te vendosur regjimin e vizave per popullin tone i cili boll ka vuajtur nga mbyllja gjatë regjimit diktatorial.
Ne ju kujtojme se populli ynë eshte nje prej popujve me te vjeter ne europe qe kontributi dhe aspiratat e tij per te qene pjese e bashkimit europian jane te medha dhe te patjetersueshme.
Levizja e lire me vendet e BE ka sherbyer per emancipimin e shoqerise sone duke bere progres te vazhdueshem e te gjithanshem per t’u integruar plotesisht në Bashkimin Europian.
Gjate kesaj periudhe tranzitore ne kemi kaluar shum sfida por qe me ndihmen tuaj dhe gjithe partnereve nderkombetarë po i kapercejme me kalimin e viteve.
Per kete e ndjejme si detyre t’ ju bejm thirrje qe me autoritetin tuaj te ndikoni prane qeverisë suaj per te penguar kete nisme kunder popullit tone te ndershem dhe europëdashes. me besim ne Zot mbetemi me shprese se kjo thirrje e jona do te merret ne konsiderate me respekt Kryesia QBNF Elbasan”, nënvizojnë komunitetet fetare.
/a.rada