Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 26 prill në Pekin.
Këtë e ka konfirmuar ministri i tij, Ivica Daçiç, në një konferencë për media, shkruan Tanjug.
“Siç më ka thënë Lavrovi, ata tashmë janë marrë vesh për takimin e tyre në Pekin. Kjo është shumë e mirë”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se ky takim do të mbahet tre ditë para takimit të Berlinit me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.
Se do të takohet me Putinin dhe presidentin e Kinës, ka paralajmëruar edhe vetë presidenti serb, Vuçiç.
Ai ka thënë se pas këtyre takimeve në Pekin dhe pas atij të Berlinit më 29 prill, do të paraqitet përpara Komitetit Ekzekutiv në Serbi, për të paraqitur qëndrimin e tij final për Kosovën.
Ndër të tjera ai edhe një herë ka bërë thirrje për Kosovën që të heqë taksën për produktet serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut.
g.kosovari