Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një letër zyrtare drejtuar kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, ka kërkuar që të kryhen disa ndryshime në realizimin e Reformës Zgjedhore.
Balla kërkon që afati i komisionit të reformës zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet deri në 28 nëntor dhe të punojë edhe për sistemin zgjedhor.
Balla ka propozuar që të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri, objekti i veprimtarisë të realizohen me disa faza.
Kërkesa e plotë:
Me qëllim realizimin e objektit të krijimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe përfundimin e punës për miratimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raportit të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 21013, 2015 dhe 2017, si dhe propozimet e ndryshme të partive politike në vend, propozoj kryerjen e disa ndryshimeve në këtë Vendim, si më poshtë vijon:
- Pjesë e objektit të veprimtarisë të Komisionit, të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhur në Shqipëri
- Objekti i veprimtarisë së Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshijnë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore
- Afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri në datën 28 nëntor 2019
g.kosovari