Një 45-vjeçar banues në Golem është arrestuar në flagrancë nga policia e Pogradecit pasi ishte duke transportuar 9 kg lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa. Policia lokale ka vënë në pranga shtetasin me iniciale B.B, 45-vjeç.
“Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin e tij në aksin rrugor Pogradec-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
/a.meta