Nga Mero Baze
Në parlamentin e Hollandës një politikane raciste, Madeleine Van Toorenburg, mikeshë e Lulzim Bashës, ka fituar një debat politik kundër shqiptarëve, por nuk ka fituar asnjë betejë për tu hequr vizat shqiptarëve. Një kërkesë e një partie populiste antiemigrantëve, e depozituar prej vitit 2017, e shqetësuar gjoja nga disa banda shqiptarërsh në Hollandë, ka marrë mbështetje në parlament, duke lidhur platformën e tyre populiste me vizat për shqiptarët.
Qeveria e Hollandës ka pas plot argumente kundër kësaj fryme raciste të populistve në parlament, por ata kanë triumfuar fal dhe parëndësisë politike të këtij mocioni.
Tani I vetmi lajm real është se politikanët rracistë të Holandës I shikojnë shqiptarët si specie të dobishme për të ndezur gjakrat brenda në Hollandës, që ata të fitojnë më shumë pikë. Disa prej këtyre shqiptarëve dhe e meritojnë sulmin e tyre, se janë vërtet njerëz të botës së drogës dhe krimit.
Por asgjë më shumë nuk do të ndodh se kaq. Holanda nuk vendos dot e vetme për fatin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, dhe mocioni I parlametit do të mbetet thjeshtë një fitore e populistëve antiemigrantë të Hollandës.
Debati real është hareja me të cilën opozitarët shqiptarë e kanë pritur këtë lajm. Rasti I Lulzim Bashës, është një rast tipik I frustrimit që ka një ish emigrant nga racistët e vendit ku vendoset të jetojë, dhe adhurimi që ka për ta, kundër emigrantëve të tjerë, që nuk ja kanë kanë dal akoma të integrohen.
Për një moment të duket, se racistët holandezë, kanë më shumë aleatë në politikën shqiptare se sa në qeverinë apo shoqërinë hollandeze.
Është e dyta herë brenda një viti, që opozita jonë shpreson më shumë tek rracizmi I shtuar në Evropë se sa tek idetë e saj politike.
Një vitë më parë, kur Shqipëria mori 20 emigrantë nga Eritrea që kishin mbetur në brigjet italiane, për shkak të politikës raciste të Salvinit, opozita jonë ju vërsul qeverisë, duke u bërë më rraciste se dhe vet Salvini.
Ky është rasti I dytë kur opozita jonë I vërsulet qeverisë po për shkak të rracistëve hollandez. Meqë rracistët hollandez, mendojnë se nuk I duan shqiptarët në Hollandë, opozita jonë mendon se ata shqiptarët e këqinj të Hollandës, janë të qeverisë dhe për këtë kjo duhet të mbaj përgjegjësi.
Është e vërtet se disa emigrantë shqiptarë në Hollandë mund të jenë kriminelë apo gangster, por Hollanda është një vend me shtet të fort ligjor, dhe nuk mund të mundet nga disa banditë shqiptarë. Ata thjeshtë do përfundojnë para drejtësisë.
Mendoj se Shqipëria ka më shumë faj për ndonjë emigrant shqiptarë të kthyer nga Hollanda dhe të pandëshkuar në Shqipëri, se sa pë rata që janë aty. Lulzim Basha ish emigrant shqiptar në Hollandë, me familje të natyralizuar hollandeze, I ka shpëtuar drejtësisë dy herë në Shqipëri, një here pasi u akuzua për 220 milionë dollarë nga prokuroria dhe një herë që nuk u akuzua për vrasjen e katër demonstruesve. Po të ishte në Hollandë do ishte dënuar për këto krime, por qëlloi emigrant me fat, se u kthye në Shqipëri.
Van Torrenburg një politikane populiste holandeze, që ka punuar në UNMIK në Kosovë, aty ku ka punuar dhe Basha në vitet 2000, është thjeshtë një lobiste e nxitur nga Lulzim Basha, e cila shpreson të ndez racistët holandezë duke tundur flamurin e kuq të shqiptarëve dhe ti bëj një nder mikut të saj Lulzim Basha, duke I ngritur kartonin e kuq vizave të shqiptarëve në Hollandë.
Kjo e gjtiha tregon më shuëm dëshpërimin e ish emigrantit Lulzim Basha dhe mungesën e ideve të tij për të bërë opozitë, se sa ndonjë problem të shqiptarëve në Hollandë. Ai thjeshtë mendon se çdo punë bëhet duke paguar dikë të flas pro tij. Në këtë rast dhe kundër shqiptarëve.
Por nëse Hollandës mund ti vij ndonjë herë ndonjë rrezik nga emigrnatët shqiptarë atje, do ti vij më shumë nga paret e pista të korrupsionit fituar në Shqipëri nga të emigranti Lulzm Basha dhe familja e tij që shrpesojnë ti investojnë në Hollandë, se sa paret e pista të disa banditëve shqiptarë në Hollandë, që shpresojnë të të investohen në Shqipëri. Këto të fundit janë më pak.