Angazhimi i fundit ka ardhur nga kompania franceze e naftës dhe gazit Total. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Patrick Pouyanné, ka dhuruar 100 milionë euro. Të njëjtën shumë ka dhuruar më herët edhe miliarderi francez François Pinault. Gjithashtu, familja e Bernard Arnault, manjatit francez të biznesit që zotëron mallra luksoze dhe shtëpi modës LVMH, ka premtuar të kontribuojë me 200 milionë dollarë. 1 milion euro janë dhuruar edhe nga kompania e teknologjisë “Capgemini”. Shuma e përgjithshme e premtuar nga bizneset franceze dhe udhëheqësit e biznesit deri më tani është 401 milionë euro. Kjo shifër nuk përfshin 80 milion euro të vendosur në dispozicion nga Bashkia.
Pamje të trishta/ Brenda Katedrales së Parisit, një ditë pas tragjedisë
Le Monde publikoi një botim të veçantë, me titull “Notre Dame, Notre Histoire” (“Zonja jonë, historia jonë”).
“Tragjedia jonë” shkruhet në faqen e parë të gazetës ” Libération” , dhe në foto është momenti më tragjik, kur kulla gotike e Katedrales u shemb, si pasojë e zjarrit.
Një pamje e ngjashme është pasqyruar edhe në gazetën Le Parisien me titull: “Zoja e Lotëve”. Gazeta është në pronësi të Louis Vuitton, miliarderit të modës, CEO i së cilës, Bernard Arnault, më parë premtoi një donacion prej 200 milionë dollarësh (226 milionë dollarë) për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve për rindërtimin.
Gazeta katolike franceze “La Croix” ka të njëjtën pamje; kulla gotike duke u rrëzuar, me titull “zemra në hi”.
“Zjarri ishte aksidental”. Në këtë përfundim është dalë, pas hetimeve të bëra. Valérie Pécresse, kryetarja e Île-de-France në një deklaratë për mediat, ka mohuar që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.
“Ishte një aksident. Nuk ishte i qëllimshëm”, u shpreh ajo.
Pécresse deklaroi se Île-de-France do të hapë një fond emergjence prej 10 milionë eurosh për të ndihmuar në përpjekjet për rindërtimin e Katedrales.
9 orë për të shuar flakët? Pse zjarri i në Katedralen e Parisit ishte aq i vështirë për t’u fikur?
Flakët në Katedralen e Parisit mund të ishin shuar më shpejt, nëse nuk do bëhej fjalë për strukturën e kësaj ndërtese. Gregg Favre, një ish zjarrfikës me Departamentin e Zjarrit në St Louis tha se struktura e saj e gurtë ua bënte shumë të vështirë forcave zjarrfikëse të depërtonin në burimin e zjarrit. Gjithashtu, Favre thekson se që në minutat e para që ra zjarri, u kuptua se do të ishte një “luftë” shumë e vështirë dhe në këtë rast, zjarrfikësit ishin në disavantazh, ende pa nisur nga puna.
Sikur të mos mjaftonte pjesa e saj e gurtë, që e bënte të vështirë që uji të depërtonte, pjesa e drunjtë es aj ishte një tjetër problem. Për shkak të flakëve, drunjtë shkëputeshin dhe nëse zjarrfikësit do të futeshin në pjesën e brendshme, mund të rrezikonin jetën. Kështu situata do të bëhej edhe më tragjike. Rreth 400 zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e flakëve, e cila u arrit vetëm pas 9 orësh.
Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo ka deklaruar se do të zhvillojë një konferencë të madhe për të mbledhur fonde për të rikthyer siç ka qenë Katedralen e Parisit. Ai bëri të ditur se fondet që ka parashikuar për qytetin, ku bëhet fjalë për në shifër rreth 80 milion euro, do të shkojnë të gjitha për rindërtimin e Katedrales. Megjithatë, edhe para se konferenca të zhvillohet, miliarderët kanë ofruar ndihmën e tyre. Familja e Bernard Arnault, manjatit francez të biznesit që zotëron shtëpinë e modës Louis Vuitton, ka dhuruar 200 milionë euro. Në një deklaratë për mediat, familja e quajti Notre Dame një “katedrale të jashtëzakonshme dhe një simbol të Francës”. Donacioni vjen pasi miliarderi francez François Pinault premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales së shkatërruar nga zjarri.
Katedralja ka qenë një simbol i katolicizmit dhe identitetit francez për më shumë se 850 vjet.
Guri i themelit u vendos në vitin 1163 nga Papa Aleksandri III dhe katedralja u përfundua në shekullin e 13-të. Sot, me kullat, kulmin dhe xhamat me ngjyrë, Notre Dame është një ndërtesa me vlera të rëndësishme arkitekturore , simbol fetar dhe kulturor i Francës. Zona e saj qendrore, e cila u ‘përpi’ tragjikisht nga flakët, u ndërtua në shekullin e 19-të dhe ishte në proces rikonstriktumi, nxitur nga suksesi i romanit të Victor Hugo, “Katedralja e Parisit” (1831). Ajo është një nga atraksionet më të mëdha turistike. E vendosur në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, Katedralja numëron rreth 13 milion vizitorë në vit.
Disa fakte të rëndësishme për Katedralen e Parisit
1. U deshën 182 vite për ta ndërtuar
2. Ka kapacitet për të mbajtur më shumë se 6 mijë turistë në moment
3. Katedralja është e njohur për dritaret e mëdha të xhamit, ndër detajet më të rëndësishme arkitektonike
4. Notre Dam u dëmtua rëndë gjatë Revolucionit francez. U restaurua nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc në shekullin e 19-të
5. Është një nga pesë vendet më të kërkuara për t’u vizituar në Paris
6. Mbreti i Anglisë Henry VI u kurorëzua Mbreti i Francës në katedrale, dhe Napoleoni u kurorëzua atje nga Papa Piu VII
Zjarri në Katedralen e Parisit ka tronditur të gjithë botën! Dyshimet paraprake janë se flakët kanë nisur në pjesën ku Katedralja ishte në rikonstruktim, e megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare. CNN ka publikuar një foto, në të cilët duket më qartë se cila pjesë e saj ka mbetur më e dëmtuar nga flakët.
‘Katedralja do bëhet siç ka qenë’, miliarderi dhuron shifrën e ‘çmendur’
Bashkëshorti miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së ‘Notre Dame’ e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e dhjeshme. Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault bëri njoftimin menjëherë pasi zjari i madh përfshiu ndërtesën 850-vjeçare në zemër të Parisit.
Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane,Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas thirrjes së presidentit Macron për një fushatë kombëtare në mbledhjen e fondeve për rimëkëmbur Notre Dame nga dëmet që shkaktuan flakët.
Prokuroria e Parisit nis hetimet, dyshimet e para
Prokuroria e Parisit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë shkaqet e zjarrit, që shkrumboi Katedralen e Parisit, një ditë më parë. Siç shkruan CNN, mësohet se janë marrë dëshmitë e disa prej punonjësve të cilët ishin mbrëmjen e kaluar në punë. Një pjesë e Katedrales 850 vjeçare ishte në rinovim dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e ndonjë pakujdesie nga punonjësit.
/a.meta