Gjykata e Vlorës shtyu gjyqin ndaj Ritvan Zykës, i cili akuzohet për masakrën e Selenicës me 8 të vrarë. Siç ishte paralajmëruar, në sallë u paraqit vetëm një dëshmitar, i cili kërkoi të mos e thërrisnin më, me pretendimin se nuk kishte parë dhe dëgjuar asgjë.
Dëshmitarë të tjerë janë larguar jashtë vendit. I tmerrshmi Ritvan Zykaj ishte i qetë në sallë dhe nuk ka shprehur asnjë habi ose pendesë. Avokati i caktuar nga shteti, Klajdi Meçe, zëvendësoi Migjen Xhavarën, i cili dha dorëheqjen nga kjo dosje.
Në këtë moment Zykaj ka folur për herë të parë pas kaq kohësh duke thënë ishte dakord me shtyrjen e seancës. Por me zëvendësimin e avokatit u prezantuan dhe trupi gjykues, Ervin Trashi, Skënder Haluci dhe Laurent Fuçia. Prokuror i çështjes është Saimir Smaka. Seanca tjetër do të zhvillohet më 8 Maj.
/a.rada