Gjykata ruse dënoi sot një shtetas norvegjez në pension, i akuzuar për mbledhjen e informacioneve rreth nëndetëseve bërthamore ruse, me 14 vite burg, në një proces gjyqësor për spiunazh që nxiti tensionet mes Rusisë dhe Norvegjisë.
Frode Berg, 63 vjeç, i cili kishte punuar në të kaluarën për një agjenci qeveritare norvegjeze e ngarkuar për zbatimin e marrëveshjes kufitare mes Norvegjisë dhe Rusisë, ishte gjykuar me dyer të mbylluar në Moskë pas arrestimit të tij, në dhjetor 2017.
”Hetimi shprehet se shërbimi sekret norvegjez u përpoq të siguronte informacione të klasifikuara për nëndetëset ruse dhe për përfshirjen e Berg në këtë çështje’’, tha për gazetarët, avokati i pensionistit norvegjez, Ilia Novikov përpara vendimit të gjykatës.
‘’Ai është 63 vjeç dhe marrë në konsideratë kushtet në burgjet ruse, kjo është qartazi një dënim me burgim të përjetshëm që e pret atë, nëse dënohet me 14 vite siç është kërkuar nga prokuroria”, theksoi avokati.
/a.rada