U hodh në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
Goglat kanë rezervuar një “finale” të parakoshme mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët e Ernest Gjokës do të jenë pritës në sfidën e parë, ndërkohë që skuadra finaliste do të vendoset në Korçë.
Shorti është treguar bujar për Tiranën. Skuadra bardheblu ka “peshkuar” Luftëtarin. Si për ironi të fatit këto 2 skuadra kanë një llogari të hapur në kampionat, pasi janë duke luftuar për mbijetesë.
Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen më 24 prill dhe një nga arsyet se përse federata mbajti pezull për një kohë relativisht të gjatë hedhjen e shortit, ishte edhe mundësia e zvogëlimit të Gjysmëfinalet aleancave. Kujtojmë se fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës.
PËRBALLJET:
KUKËSI-SKËNDERBEU
LUFTËTARI-TIRANA
g.kosovari