Kapiteni i “Barcelonës”, Lionel Messi e ka rimarrë plotësisht veten pas goditjes që pësoi në fytyrë dhe është në gjendje të luajë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër “Mançester Junajtid” (ndeshja e parë 1-0), trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, i cili do të ketë në dispozicion Ousmane Dembele.
“Ai është shumë mirë, ai e ka rimarrë veten nga goditja që pësoi”, tha Valverde në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së rëndësishme në “Camp Nou”.
Për sa i përket francezit, Dembele, që luajti për një orë të shtunën në Huesca (0-0) pasi mungoi për katër javë për shkak të një dëmtimi në kofshë, Valverde u shpreh se ai është në gjendje të luajë, por ende nuk dihet nëse do jetë për 90 minuta në fushë.
/a.rada