Një filial i “Tutunska Banka” në Butel të Maqedonisë, ka rënë pre e një grabitjeje paraditen e së hënës, ku autorët kanë arritur të marrin 100 mijë euro.
Mësohet se disa persona të maskuar, rreth orës 10:36, pasi sulmuan fizikisht punonjësin e sigurisë, u futën në ambientet e brendshme duke marrë rreth 100 mijë euro. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
“Më 15.04.2019 në ora 10:36 minuta është denoncuar vjedhje nga ana e disa personave të armatosur në “Tutunska Banka”, në rrugën Ferid Bajram. Nga ana e grabitësve është sulmuar fizikisht personi me iniciale E.E. 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë. Persona të lënduar nuk ka. Menjëherë pas denoncimit , janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari