Flamurtari i Ilir Dajës nuk ka ndërmend të ndalet.
Vlonjatët, pavarësisht problemeve financiare, kanë arritur të marrin fitoren e katërt (njëra prej tyre ka ardhur në tavolinë) radhazi në Kategorinë Superiore.
Viktima e radhës ka qenë Kukësi, që është gjunjëzuar nga golat e Sukajt (40′) dhe Mustës (50′). Reginaldo ka ngushtuar diferencat për verilindorët, të cilët nuk kanë arritur ta shmangin humbjen, gjithsesi.
Flamurtari ka përforcuar vendin e tretë më këtë fitore dhe ka shkuar një pikë larg Kukësit të vendit të dytë.
Gjithashtu, kuqezinjtë i kanë bërë një nder edhe Partizani-t që kryeson renditjen me një avantazh prej 12 pikësh ndaj verilindorëve falë fitores 3-0 të marrë në tavolinë kundër Kamzës.